Superliga, Pogradeci mposht Laçin

08/11/2011 08:00

Eshtë zhvilluar ndeshja e parë e javës së tetë e Kategorisë Superiore ku Pogradeci mundi Laçin me rezultatin 3-1 në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekuara, ndërsa në 45 minutat e dyta u shënuan katër gola. Në minutën e 48-të Jorgo Çipi shënoi golin e parë për pogradecarët. Në minutën e 67-të Emin Hazeri dyfishon për vendasit dhe tre minuta nga përfundimi kohës së rregullt Çela shënon golin e tretë për Pogradecin.

Ndërsa laçjanët me anë të shkodranit Vuçaj shënuan golin e nderit në minutën e tretë shtesë.

Me këtë fitore pogradecarët shkojnë në kuotën e 10 pikëve, ndërsa laçjanët mbesin me 12 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA