Merkatoja e janarit po afron dhe Interi ka filluar të mendojë seriozisht për përforcimet që do të bëjë. Në qendër të vëmendjes së zikaltërve është vënë pikërisht reparti i mbrojtjes dhe emri më i përmendur kohët e fundit është ai i Huan.
Futbollisti i Internacional nuk ka raporte të mira me drejtuesit e skuadrës braziliane dhe për këtë arsye ai mendon largimin. Interi do të kërkojë të përfitojë nga kjo gjendje dhe mund ta blejë brazilianin vetëm për 4 milionë euro.
Tjetër emër që përmendet në ambientet e Interit është ai i Kuçkës, të cilin klubi milanez e ka në bashkëpronësi me Xhenoan. Megjithatë gjatë muajit janar drejtuesit zikaltër mund të arrijnë në një marrëveshje për blerjen përfundimtare të kartonit të tij për 5 milionë euro.
Por Inter kërkon të rrisë cilësinë edhe në repartin e mesfushës dhe kanë vënë në qendër të vëmendjes kolumbianin Guarìn nga Porto. Por për të arritur te futbollisti 25 vjecar, Interi do të hasë jo pak vështirësi. Guarìn, pavarësisht nga dëshira për t’u larguar nga Porto, është i lidhur me këtë skuadër me një kontratë deri në 2014. Për këtë arsye drejtuesit e klubit kampion të Portugalisë do të kërkojnë të përfitojnë sa më shumë të ardhura dhe nuk kanë ndërmend të pranojnë më pak 10-15 milionë euro për të.
Top Channel