Në Kosovë është mbledhur të martën Komiteti për vlerësimin e Sigurisë, ku është diskutuar për situatën në veri të Kosovës.

Në fjalën e tij, kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati ka vlerësuar se situata në veri është e qetë, por e tensionuar.

Sipas tij, situata është e tensionuar për shkak të vazhdimit të bllokimit të rrugëve me barrikada nga strukturat paralele serbe.

“Qytetarët serbë në veri duhet ta kenë të qartë se ato struktura nuk mund ta mbajnë peng KFOR-in me kushtëzimet e tyre”, ka deklaruar Kastrati.

Më tej kryekomunari ka theksuar se strukturat paralele serbe po përdorin në mënyrë abuzive popullsinë atje, duke e detyruar të mbikëqyrë barrikadat.

“Strukturat paralele e kanë futur popullsinë në një rrugë pa krye, duke e vendosur me dhunë nëpër barrikada”, ka shtuar Kastrati.

Ditën e hënë autokolona e KFOR-it kaloi me shumë vështirësi barrikadën për të vajtur për në pikën kufitare të Jarinjës.

Ndërkohë, qeveria e Beogradit njoftoi hartimin e një dokumenti të posacëm për veriun, të cilin do ta paraqesë për diskutim në Parlament.

Abuzimi me popullsinë serbe të Kosovës u denoncua javën e kaluar edhe nga kryetari i Partisë Liberal-Demokratike në Serbi, Cedomir Jovanovic, i cili deklaroi se serbët e veriut po përdoren si mburojë e gjallë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA