Situata e pasigurtë politike në Greqi ka sjelle dëme kolosale në
sektorin e turizmit që konsiderohet si motori lëvizes i ekonomisë së
vendit.

Gjate ekspozites me te madhe te turizmit ne Europe ‘World Travel Market’, e cila ka hapur dyert ne Londer diten e hene, shumica e operatoreve turistike kane refuzuar te japin paradhenie per kontratat qe kane nenshkruar per sezonin e ri, me justifikimin se nuk e dine ne se Greqia do te jete anetare e Eurozones apo jo, ne veren qe vjen.

Turistet e huaj qe vizitojne vendin shprehin opinione te ndryshme ne se Athina duhet te mendoje edhe njehere ne se duhet te beje perpjekje per te ruajtur euron si monedhe kombetare te saj.

“Mendoj se Greqia duhet te qendroje ne euro per shkak se borxhet e saj jane ne euro dhe ne qofte se monedha ndryshohet dhe behet dhrahmi, greket do te kene me shume borxhe. Per Greqine me e mira eshte te qendroje ne zonen e euros”, thotë një turiste nga Gjermania.

Ndërsa një turist nga Suedia thotë: “Une mendoj se eshte bere nje katastrofe ne ekonomine greke. Dhe them se do te ishte me mire te largohet Greqia nga euro per te krijuar nje ekonomi te re, per ta rindertuar ate perseri nga zero”.

Karakteristik eshte fakti qe per here te pare pas shume vitesh, gjate ekspozites se Londres, nuk po nenshkruhen marreveshje turistike me Greqine. Ky zhvillim ve ne rrezik pervec te tjerash edhe mijera vende pune ne kete sektor, sepse ne se nuk paguhen paradheniet sic do vit,kjo do te kete si pasoje mbylljen e shume hoteleve, te cilat nuk do te kene mundesi mbijetese per sezonin e ri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA