Dy futbollistët e kombëtares italiane, Riccardo Montolivo dhe Alessandro Gamberini, kërkuan falje për gjestin e turpshëm gjatë minutës së heshtjes të mbajtur në nderim të viktimave të përmbytjes së Xhenovas.
Ndonëse askush nuk e vuri re në stadium, ku kombëtarja “axurre” ndodhet duke u përgatitur për dy miqësoret e radhës, kamerat zbuluan se në momentin kur grupi u bashkua me dhembjen për të humburit, shokët e skuadrës tek Fiorentina shkëmbenin batuta dhe qeshnin.
”Më ka ardhur turp nga vetja pasi kam parë përsëritjet në televizor. Është një gjest i pashpjegueshëm dhe i pajustifikueshëm. Për fat të keq, në atë moment nuk po e kuptoja se çfarë po bëja. I kërkoj ndjesë të gjithë atyre që janë ndierë të ofenduar nga ky veprim prej fëmije”.
Pavarësisht faljeve të kërkuara, një pjesë e mediave italiane kërkojnë që kjo çështje të mos lihet me kaq dhe që futbollistët të ndëshkohen duke u lënë jashtë ndeshjeve të radhës së kombëtares.
Top Channel