Çmimi i Madh i Valencias ishte gara e fundit e Botërorit të MotoGP të këtij viti. Menjëherë pas garës në qytetin spanjoll u zhvillua edhe ceremonia e ndarjes së cmimeve për fituesit e të tre kategorive.
Në kategorinë MotoGP, kampioni i botës u shpall Kejsi Stoner i cili arriti të fitojë edhe në garën e fundit duke mundur vetëm në momentet e fundit amerikanin e Jamahës, Ben Spis. Për Stoner ky ishte titulli i dytë botëror në MotoGP, pas atij të fituar në vitin 2007-n me Dukatin.
Në Moto2, trofeun e cmimit të pilotit më të mirë e mori pikërisht Shtefan Bradël. Piloti gjerman u shpall kampion bote në këtë kategori përpara zhvillimit të garës së Valencias për shkak të tërheqjes së rivalit të tij Mark Markez në momentet e fundit për arsye dëmtimi.
Në 125 kubikë, Nikolas Terol fitoi cmimin si piloti më i mirë i vitit. Piloti spanjoll u shpall kampioni i botës në këtë kategori pikërisht në garën e fundit duke përfituar edhe nga rrëzimi i rivalit të tij Zarkó.
Ceremonia e ndarjes së cmimeve për pilotët kampionë të Botërorit të MotoGP u mbyll me një homazh për pilotin italian Marko Simonçeli që u nda nga jeta në mënyrë tragjike përpara dy javëve në cmimin e Madh të Malajzisë.
Top Channel