Milani e ka gjetur njeriun e duhur për të zëvendësuar Antonio Cassanon dhe ai është sulmuesi i Catanias, Maxi Lopez.
”Egzistojnë disa hipoteza dhe me siguri që do të mbërrijë një sulmues në janar në formën e borxhit me të drejtë blerje. Për momentin ka disa hipoteza të ndryshme dhe nuk do të ishte e drejtë të flisnim me emra”, deklaroi administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani.
I pytur për emrin konkret të argjentinasit, Galliani shtoi: “Mendoj se Maxi Lopez do të ishte një futbollist i përshtatshëm për Milanin”. Ndërkohë, numri dy i kampionëve të Italisë në fuqi hodhi kategorikisht poshtë mundësinë e vendosjes së kontakteve me Alessandro Del Pieron.
Pavarësisht mungesës së Cassanos, Milani vazhdon formën e tij të mrekullueshme, e cila e ka lejuar të fitojë pesë ndeshjet e fundit, duke realizuar 18 gola në total.
”Pas humbjes me Juventusin, thamë që do të duheshin pesë fitore radhazi për t’u ngjitur në pozicionet e para, por në të vërtetë mendonim që nëse do t’ia dilnim, do të ishim në vendin e parë. Fakti që nuk jemi tregon se sa i fortë është kampionati. Ekipe si Lazio dhe Udinese kanë bërë një punë të shkëlqyer, por është e qartë që nëse vazhdojmë të luajmë me këtë ritëm, do të kemi shanse të mëdha për të rifituar titullin”.
Top Channel