Maqedoni, shitje fëmijësh në tregun e zi
07/11/2011 21:20
Në Maqedoni ka nisur të lulëzojë tregu i zi i adoptimeve dhe cmimet për një fëmijë të shëndetshëm e të bukur variojnë nga 5 mijë në 60 mijë euro.
Denoncimi është bërë nga OJQ-ja “Ndërtojmë të Ardhmen”, sipas të cilës cmimet janë dyfishuar në vitin e fundit.
Qeveria maqedonase, për shkak të rritjes së rasteve të korrupsionit, ka urdhëruar shkrirjen e komisionit të posacëm për adoptimet.
Hallkat e ndryshme të zinxhirit kriminal, sipas OJQ-së, janë spitalet, komunat dhe përgjegjësit e Ministrisë së Punës dhe Politikave Sociale.
Top Channel