Lezhë, pritet funerali i nënës dhe dy vajzave

07/11/2011 00:00

Tre viktimat shqiptare të përmbytjeve të ndodhura në Xhenova të Italisë
do të përcillen në banesën e fundit në Shënkoll të Lezhës, prej nga edhe
nga janë.

Familjaret e gruas se re dhe dy vajzave te saj, prisnin qe trupat e viktimave te mberrinin të dielën në mbremje dhe sot pergatiten ceremonine mortore ne nder te tyre, por trupat ende nuk kane mberritur.

Familja Djala banon ne Shenkoll te Lezhes. Djali tyre se bashku me bashkeshorten Shpresa dhe vajzat e mitura Gioia 9 vjec dhe Janisa 1 vjec jetonin ne Xhenova, por pak dite me pare ato humben jeten pasi rruget e qytetit u permbyten nga ujrat.
 
Nëna e re dhe dy vajzat e saj u futen ne hyrjen e nje pallati për t’i shpëtuar vërshimit por fatkeqesisht u gjendën pa jetë pak orë më vonë për shkak se uji i mbuloi.

Kryefamiljari Flamur Djala, prej 15
vjetesh me banim ne Itali ku ka nje firme ndertimi, eshte ende ne
gjendje traume. Ne menyre tragjike ai mesoi fatin e familjes se tij.
Ndersa punohej ethshem me shpresen e shpetimit te gruas dhe te dy
vogelusheve, njeri prej punonjesve te forcave te shpetimit i pati dhene
Flamurit trupin pa jete te nje femije, pa ditur si ai ishte babai i
vogelushes se mbytur. Viktimat shqiptare do te prehen ne Shqiperi ku do
te çohen pasi te jepet autorizimi i prokurorise.

Top Channel