Inter, 2 javë në zonën e Serisë B

07/11/2011 11:35

Inter ka bërë një nisje të kampionatit më se të keqe dhe këtë e tregon klasifikimi i zikaltërve.

Fitorja e Lecce-s në Cesena dhe shtyrja e ndeshjes Genoa-Inter për shkak të përmbytjeve masive në Xhenova bëjnë që Interi t’i kalojë këto dy javë pushimesh (për shkak të ndeshjeve të kombëtareve) në zonën e rënies në Serinë B.

Inter ndodhet në vendin e tretë nga fundi, me pikë të barabarta me Lecce-n: 8. Kjo gjendje do të vazhdojë të mbesë e tillë edhe për dy javët në vazhdim ku nuk do të luhet asnjë ndeshje në kampionatin italian të futbollit.

2 fitore, 2 barazime dhe plot 5 humbje në këtë fillim të sezonit që është karakterizuar nga shumë dëmtime dhe nga ndërrimi i trajnerit.

Novara (7 pikë) dhe Cesena (3 pikë) janë të vetmet ekipe që kanë arritur më pak rezultate në Serinë A. Hipoteza e rënies në Serinë B nuk duhet marrë në konsideratë, ashtu siç është shprehur edhe presidenti i Interit, Massimo Moratti.

Por, duhet një fitore bindëse duke filluar që nga ndeshja ndaj Cagliari, në San Siro, kur lojtarët të kthehen nga ndeshjet e kombëtareve të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA