Politikanet greket me ne fund kane futur ne fjalorin e tyre fjalen
“konsensus” dhe jane ulur te bashkepunojne duke nenshkruar ne mbremjen e
se dieles, nje marreveshje historike per Greqine.
Per here te dyte qysh prej vitit 1989, socialistet dhe konservatoret kane rene dakort te krijojne nje qeveri koalicioni qe do te udheheqe vendin ne zgjedhje paralamentare pas disa muajsh.
Kryeministri aktual Papandreu ka deklaruar para presidentit Papulias se nuk do te jete ne krye te qeverise se re, ndersa udheheqesi i opozites Andonis Samaras, se do te aprovoje ratifikimin e marreveshjes se samitit te BE per reduktimin e borxhit dhe memorandumin e ndihmes.
Papandreu dhe Samaras kane rende dakord ne tryezen presidenciale per emrin e kreut te kesaj qeverie qe tashme flitet hapur se eshte Lukas Papadhimos, ish-zevendëspresident i BQE-së. Gjithashtu informacione nga dy partite e medha flasin se Evangjelos Venizelos do te ruaje postin e zevendëskryeministrit dhe te ministrit te Financave, ndersa nga kahu i Demokracise se Re do te jete zevendëskryeminister Stavros Dhimas,i njohur ne qarqet e BE-së si komisioner i Ambientit per disa vite.
Konservatoret kembengulin qe ne qeverine e re te vendosin sa me pak anetare te partise se tyre. duke zgjedhur me shume teknokrate dhe duke pasur mendjen ne zgjedhjet e ardheshme parlamentare te cilat thuhet se do te zhvillohen ne 19 shkurt,por pa perjashtuar shtyrjen e tyre edhe per disa muaj te tjere.
Shtypi vendas ka pershendetur ne menyre karakteristike marreveshjen e re te dy partive te medha rivale per pushtet.”Qeveri e re nen kercenimin e dhrahmise”, eshte titulli i se perditshmes “Kathimerini”,”Me ne fund!”, shkruan gazeta “Ta Nea”; ”U rrezua Papandreu” thekson konservatorja “Eleftheros Tipos”, ndersa proqeveritarja “Ethnos” shkruan ne faqen e pare te saj “Marreveshje historike per unitet kombetar .
Partite e kahut te majte, komunistet, e Majta Radikale dhe Demokracia e Majte, kane refuzuar te marrin pjese ne qeverine e re,ndersa do te jene socialistet dhe konservatoret qe do te vendosin per pjesëmarrjen e dy partive te djathta, LAOS dhe Aleanca Demokratike, nese do te shprehin vullnentin e tyre.
Me pozitivitet eshte pritur marreveshja e dy partive greke edhe nga mediat e huaja te cilat kane i kane dhene nje rendesi te jashtezakonshme mbulimit te saj si dhe nga udheheqesit europiane .
Qeveria e re teknike do te kete nje kohe te shkurter funksioni dhe nje synim te percaktuar-levrimin e kestit te gjashte te ndihmes dhe ratifikimin e marreveshjes se Brukselit, te cilat do te shmangin rrezikun e falimentimit te Greqise dhe daljen e saj nga Eurozona.
Venizellos: Greqia do t’u përmbahet zotimeve të saj
Marrëveshja për formimin e një qeverie koalicioni me konservatorët e Demokracë së Re, vërteton edhe njëherë, sipas Ministrit të Financave të Greqisë, Evangjelos Venizellos, se Athina do t’u përmbahet zotimeve të veta kundrejt Europës.
Qeveria e re e koalicionit, që do të cojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohëshme pas disa muajsh, pritet të miratojë marrëveshjen e arritur në samitin e Brukselit. Pika kryesore e kësaj marrëveshje, tepër e rëndësishme për Athinën, është lëvrimi i një tjetër fondi nga eurozona.
Dihet ende pak për qeverinë e re greke. Ajo që është e sigurtë është se kryeministri aktual, Jorgos Papandreu, nuk do ta udhëheqë atë, ndërsa lideri i Demorkacisë së Re, Andonis Samaras, ka premtuar mbështetjen në parlament për marrëveshjen e Brukselit. Si emër i mundshëm për kryeministër, përflites Lukas Papadhimos, ndërsa Venizellos do të mbajë postin aktual dhe atë të zv/kryeministrit.
Top Channel