Gëtze në merkato

07/11/2011 16:20

Mario Gëtze nuk do të largohet nga Borusia e Dortmundit në merkaton e muajit janar. Lajmi publikohet nga e përditshmja britanike ‘Daily Mail’ sipas së cilës, drejtuesit e klubit gjerman nuk kanë ndërmend që të privohen nga shërbimi i sulmuesit kaq shpejt.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, Borusia Dortmundit do të fillojë të marrë në konsideratë ofertat për Gëtzen vetëm në muajin qershor dhe nuk do të kërkojnë më pak se 24 milionë euro. Skuadra që ka shfaqur më shumë interes për futbollistin gjerman është pikërisht Bajerni i Mynihut, por ditët e fundit është futur në garë edhe Arsenali.

Klubi londinez kishte dërguar në Dortmund emisarët e tij për të vëzhguar nga afër futbollistin 19 vjecar i cili nuk zhgënjeu aspak. Në ndeshjen me Volfsburgun, Gëtze u bë protagonisti kryesor për Borusian e Dortmundit duke shënuar 2 nga 5 golat e skuadrës së tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA