Fiorentina largon Mihajloviç

07/11/2011 21:20

Rezultatet e dobëta të arritura në këtë fillim-sezoni, i kanë kushtuar postin e trajnerit të Fiorentinës, ish-lojtarit serb, Sinisha Mihajloviç.

“Sinisha Mihajloviç nuk është më trajner i Fiorentinës. Ky është vendimi i marrë nga shoqëia pas humbjes ndaj Kievos në Verona”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në faqen zyrtare të internetit të skuadrës vjolë.

Në vend të Mihajloviç do të ulet ish-trajneri i Lacios dhe Palermos Delio Rosi.

“Vendin e Mihajloviç e zë Delio Rossi. Ish-trajneri i Lacios dhe Palermos do të nisë punën me skuadrën menjëherë”, thuhet në komunikatën e Fiorentinës.

Fiorentina pas 10 ndeshjes ka grumbulluar 12 pikë duke u rënditur në vendin e 13 të tabelës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA