Ministrat e Jashtëm të vendeve të Eurozonës, të mbledhur në Bruksel, kanë lënë në harresë krizën greke për t’u fokusuar në çështje të tjera më të rëndësishme, raportuan të hënën mediat ndërkombëtare.

Ndonëse situata në Greqi mbetet e vështirë pas një jave shumë të turbullt politike, vëmendja kryesore është zhvendosur tashmë tek ekonomia italiane, spanjolle dhe ajo e disa vendeve të tjera në vështirësi, si Irlanda apo Portugalia.

”Italia është në qendër të diskutimeve për momentin”, deklaroi përpara gazetarëve Ministri Europian i Financave, Olli Rehn. “I kam kërkuar informacion të mëtejshëm qeverisë italiane përsa i përket masave që ata po marrin për konsolidimin fiskal dhe reformat e ekonomike. Është e domosdoshme që Italia të realizojë objektivat e saj buxhetorë, të sigurojë zbatimin e reformave dhe të ndjekë një politikë favorizuese për punësimin dhe rritjen ekonomike”.

Zhvendosja e vëmendjes nga problemet greke tek ato italiane duket e natyrshme duke patur parasysh peshën që ato zënë në Eurozonë. Ndërsa ekonomia greke është e 32-ta më e madhe në zonë dhe zë vetëm 3% të totalit brenda vendeve që përdorin monedhën e përbashkët, Italia ka ekonominë e tretë më të madhe në Eurozonë, me një Prodhim të Brendshëm Bruto sa 17% i totalit të 17 vendeve.

Sipas ekspertëve, nëse Italia do të pësojë një kolaps të ngjashëm me atë të ndodhur në Greqi, ndërlikimet mund të ishin të atilla që të detyronin të gjitha vendet e Eurozonës të riktheheshin në monedhat e tyre të vjetra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA