Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti bëri të hënën bilancin e 100 ditëve të qeverisë së koalicionit, duke nënvizuar se për shqiptarët janë arritur cështje të rëndësishme.

Në një konferencë për shtyp, Ahmeti vlerësoi si arritje: mbylljen e cështjeve të Hagës, të cilat ngarkonin ish-Ushtrinë Clirimtare Kombëtare për konfliktin e vitit 2001; avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe përmes ndryshimit të ligjit; si dhe rikthimin e ligjit për përdorimin e flamurit kombëtar të vitit 2007, i cili ishte abroguar nga Gjykata Kushtetuese.

Kreu i BDI-së foli gjithashtu edhe për 10-vjetorin e firmosjes së Marrëveshjes së Ohrit dhe shënimin e përvjetorit të saj me praninë e personaliteteve të rëndësishme ndërkombëtare.

“Të gjithë njëzëri e perceptojnë Marrëveshjen e Ohrit si një bazament të fuqishëm të një shoqërie moderne, multietnike dhe multikulturore”, deklaroi Ahmeti.

“Marrëveshje e Ohrit vuri themelet e marrëdhënieve të reja midis komuniteteve, duke ofruar barazi qytetare, me respekt ndaj dallimeve dhe kultivimit të kulturave etnike”, shtoi ai.

Kreu i BDI-së foli edhe për buxhetin e vitit 2012, i cili sipas tij përfshin projekte të rëndësishme dhe prioritete për shqiptarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA