Superliga, Tirana-Skënderbeu mbyllet në “paqe”

06/11/2011 20:00

Ka përfunduar në barazim 0-0 supersfida e javës së tetë të Superligës mes Tiranës dhe Skëndërbeut.

E shumëpritur kjo përballje mes kampionëve në fuqi dhe një ndër skuadrave më në formë të këtij edicioni, megjithatë vec lojës së bukur në fushë e spektaklit të dhuruar për tifozeritë, asnjëra nga skuadrat nuk arriti të shënojë e të marrë më shumë se një pikë.

Edhe takimi tjetër mes Flamurtarit dhe Apollonisë ka përfunduar në barazim, por me rezultatin 1-1. E para që shënoi ishte skuadra Fierake që gjen rrugën e rrjetës në pjesën e parë me Ndonin, ndërkohë në pjesën e dytë ishin vëndasit që luajnë në më mirë ushtrojnë presion dhe shënojnë golin e barazimit me Veliun pas një goditje standarte.

Ndërkohë Kastrioti merr një fitore të vyer në shtëpi duke mundur 3-1 Tomorin. Krutanët pas humbjes në Korçë arrijnë të reabilitohen duke marrë 3 pikë dhe zënë vendin e katërt në rënditje. Ndërsa Tomori zhgënjen sërish dhe me këtë ecuri në fund të sezonit mund të kthehet nga erdhi, në kategorinë e parë.

Me fitoren 2-0 në këtë javë ndaj Dinamos, Teuta ngjitet e vetme në krye, ndërsa kryeqytetasit mbeten ende në vendin e fundit, me -1 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA