Të gatshëm për të bashkëpunuar në një qeveri të unitetit kombëtar janë treguar konservatorët grekë, sipas deklaratave të udhëheqësit të tyre Andonis Samaras, pas një takimi me presidentin Karolos Papulias në mesditën e së dielës.

or Samaras ka këmbëngulur se kushti kryesor për fillimin e menjëhershëm  të negociatave dy palëshe për skemën qeveritare, është dorëheqja e kryeminsitrit aktual.

Nga ana e tyre socialistët thonë se Papandreu ka deklaruar më shumë se tre herë që do të japë dorëheqjen, sapo të gjendet gjuha e përbashkët midis dy partive rivalë dhe të kenë rënë dakord për personat që do të përbëjnë qeverinë e re.

Por në vend po shtohen shumë zërat së duke parë udhëkryqin politik Jorgos Papandreu do t’u hapë rrugën zhvillimeve politike dhe do të japë dorëheqjen në orët e ardhshme.

Edhe dje në takimin e tij me presidentin grek ai ka ripërsëritur se është i hapur për krijimin e një qeverie uniteti qëllimi i së cilës është ratifikimi deri në fund të vitit i planit për reduktimin e borxhit të miratuar nga samiti i BE në 26 tetor që do shpëtojë vendin nga falimentimi, duke mos lejuar daljen e Athinës nga Eurozona.

Sipas mediave vendase, socialistët dhe konservatorët po hedhin topin sa nga njëra fushë në tjetrën, duke u përpjekur që secila palë të mos pësojë gol.  Gazeta Kathimerini e së dielës i karakterizon këto bisedime të dy partive rivale si pazare politike mbi Titanikun.

Ndërkohë dy sondazhe të gazetave të së dielës Proto Thema dhe Ethnos tregojnë se më shumë se gjysma e grekëve janë pro një qeverie të unitetit kombëtar, por edhe një numër i konsiderueshëm preferojnë zgjedhjet e parakohëshme.

Shumica e qytetarëve, 79%, konsiderojnë gabim të madh kërkesën e Papandreut për referendum/ Megjithëse vetëm 22% e të intervistuarve votojnë për Demokracinë e Re, të djathtë kryesojnë me 7.5% ndaj Pasokut.

Udhëheqësit europianë i kanë bërë të qartë si socialistëve që udhëheqin ashtu edhe opozitarëve konservatore se nuk mund të luajnë më me fatet e vendit dhe se nëse kërkojnë të jenë pjesë e Eurozonës, duhet të gjejnë urgjent gjuhën e përbashkët dhe t’i japin fund krizës politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA