Me faljen e namazit të mëngjesit dhe atë të Bajramit, besimtarët myslimanë në Maqedoni nisën festimet për kremtën e Kurban Bajramit.

Në të gjitha xhamitë, imamët kanë përcjellur mesazhe paqe dhe solidariteti.

Gjatë pasdites, sic është bërë zakon, politikanë dhe diplomatë të huaj vizituan Bashkësinë Fetare Islame për t’i uruar kreut të saj dhe gjithë myslimanëve festën e Kurban Bajramit.

“I urojmë të gjithë besimtarëve këtë festë dhe dëshirojm që të jenë më solidar dhe më të hapur ndaj problemeve të njëri-tjetrit”, tha zv/kryeministri i Maqedonisë Musa Xhaferi.

“Ishte nje vizite e zakontë për këtë festë tek kryetari iu BFI-së. Shfrytëzova rastin që tia uroj festën atij dhe të gjithë myslimanëve, me dëshirë që gjithmon e keqja të humb prej të mires”, tha kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Këtë vit, qytetarët duket të kenë qënë më duar shtrënguar për sa i përket blerjes së Kurbanit. Shitësit e bagëtisë në Shkup thonë se ka rënë dukshëm shitja në krahasim me vitet e kaluara dhe sipas tyre kjo ndodh për shkak të gjendjes ekonomike e cila po shkon duke u rënduar gjithnjë e më shumë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA