Opozita greke nuk do të marrë pjesë në një qeveri të bashkimit kombëtar pa dorëheqjen e Kryeministrit Jorgos Papandreu, theksoi lideri i “Demokracisë së Re”, Antonis Samaras, pas një takimi të realizuar me presidentin Papulias gjatë së dielës.

Pasi qeveria aktuale arriti t’i mbijetonte një mocioni mosbesimi në parlament, presidenti u përpoq të shndërrohej në ndërmjetësin e zgjidhjes së ngërçit politik, që ka mbërthyer Greqinë gjatë javëve të fundit.

Megjithatë, Samaras bëri të qartë që si përfaqësuesi i partisë më të madhe në opozitë, është i gatshëm të pranojë vetëm tërheqjen nga kërkesa e zgjedhjeve të parakohshme, por jo nga ajo për dorëheqjen e Kryeministrit.

“Nëse Papandreu do të jetë dorëheqjen, atëherë gjithçka do të lehtësohet dhe gjërat do të marrin rrugën e tyre”, deklaroi Samaras. Më përpara, ai e kishte përcaktuar politikën e Kryeministrit si të rrezikshme për të ardhmen e vendit dhe kishte kërkuar që në vend të një qeverie teknike, kabineti i ri të formohej nga zgjedhjet e parakohshme.

Megjithatë, Papandreu argumenton se nuk është e dobishme të mbahen zgjedhje përpara aprovimit përfundimtar të paketës së ndihmave nga Eurozona, qëndrim që sondazhet kanë treguar se ndajnë edhe shumica e grekëve.

“Konsensusi politik është e vetmja gjë për të cilën ka nevojë vendi në një moment të tillë të vështirë”, deklaroi presidenti Papulias gjatë të shtunës, por diçka e tillë duket e vështirë, me dy partitë kryesore në vend, “Pasok” dhe “Demokracia e Re”, që kanë hartuar platform diametralisht të kundërta për daljen nga kriza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA