Mesazhe paqeje janë dhënë me rastin e festës së besimtarëve islam, Kurban Bajramit, apo siç njihet në popullsi Bajrami i Vogël. Manifestimi kryesor i kësaj feste në Kosovë është mbajtur, në mëngjes, në xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih”, në Prishtinë.

Deri sa festa e Kurban Bajramit ka si qëllim të saj frymëzimin e dashurisë, triumfit të së mirës ndaj të keqes, kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora ka ftuar qytetarët dhe shoqërinë në përgjithësi që të tregohen humanë dhe solidarë.

 
“Le të jetë festa e Kurban Bajramit momenti vetëdijësimit tonë kur ne do të dimë ta respektojmë dinjitetin njerëzor. Uroj që në zemrën dhe shpirtin tuaj të shndrisë besimi i sinqertë që me veprat tuaja të jeni mirëbërës, humanë e solidarë që në sjelljet tuaja të dominojë respekti dhe mëÄ—hira, toleranca, dashuria dhe mirëkuptimi”, tha Kyeimami i Kosovës, Sabri Bajgora.

Me rastin e kësaj feste besimtarët bëjnë prerjen e kurbanit, ndërsa ata që kanë mundësi kryejnë një nga obligimet e kësaj feje, siç është vizita në Mekë, apo Haxhi.

“Porosia e Kurban Bajramit qëndron fuqishëm mbi parimet e fisnikërisë, bujarisë, flijimit dhe sakrificës, sepse përveç të tjerash është edhe kurorëzim i Haxhit, kushtit të pestë të Islamit, në të cilin demonstrohet uniteti, barazia, solidariteti, devotshmëria dhe madhështia e Muhametit”, vazhdoi Kryemiami, Bajgora.
 
Festa e Kurban Bajramit nxit besimtarët për dhurim dhe ndihmë ndaj atyre që janë në gjendje të rëndë ekonomike, si dhe në forcimin e raporteve miqësore dhe familjare.

Me rastin e saj, besimtarëve muslimanë u kanë dërguar mesazhe urime edhe drejtues të institucioneve të Kosovës dhe të subjekteve politike, të cilët kanë vizituar Bashkësinë Islame paraditen e së dielës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA