Në kujtim të Markos, të gjithë me nr.58
05/11/2011 11:30
Në kujtim të Marko Simoncelit, pilotët e MotoGP-së do të garojnë me numrin 58 (numri që mbante në pistë piloti i ndjerë Italian), përkrah numrit të tyre.
Nisma është ndërmarrë nga vetë pilotët, të cilët pasi e përcollën për në banesën e fundit Markon, gjejnë një tjetër formë për të përkujtuar atë që ai dha në pistë.
Kjo do të aplikohet gjatë provave si dhe gjatë garës për cmimin e madh të Valencias në Spanjë.
Top Channel