Korcë, kampionati i fluturimeve të lira

05/11/2011 21:20

Është zhvilluar në qytetin e Korcës Kampionati i Fluturimeve të lira, ku kanë marë pjesë 36 pilotë nga vende të ndryshme, të cilët janë hedhur në fluturim duke sjellë emocione e duke rritur adrenalinën e të pranishëmve.

Mes pjesëmarrësve nga Shqipëria, Maqedonia, Sllovenia dhe Turqia ka nisur dita e parë e fluturimeve dhe hedhjeve nga maja e malit të Moravës.

Në qytetin juglindor është sjellë një spektakël fluturimesh nga pilotët pjesëmarrës, të cilët janë hedhur për disa orë radhazi, që do të vijojë edhe ditën e nesërme.

“Shpresojmë të kishte më shumë fluturime sot, por s’ka mbaruar ende raundi i parë. Kampionati nuk konsiderohet i mbyllur pa dy raunde. I dyti shpresoj të bëhet nesër. Atmosfera që ka krijuar ky aktivitet dhe mikpritja e Korcës janë vlerat më të mira”, ka deklaruar piloti i njohur shqiptar Alket Islami.

Pasioni i këtyre pilotëve është demonstruar më së miri në këtë akrivitet, i cili do të vijojë edhe më tej për t’u krijuar mundësinë të apasionuarve pas këtij sporti për ta parë dhe shijuar nga afër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA