“Ju kemi thënë të merrni përkthyes kur vini në Tetovë”/ Gazetari përplaset me ministren e Arsimit të Maqedonisë së Veriut: Nuk e di kujt i duhet…
Kryetari i Partisë Liberal-Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviç ka deklaruar se serbët e veriut nuk duhet të lejojnë që Beogradi t’i përdorë ata si mburojë të gjallë.
Në një intervistë për Radio Kosovën, politikani pro-perëndimor ka ftuar serbët e veriut që t’i kthehen Prishtinës dhe të realizojnë mundësitë që u jep plani i Ahtisarit.
“Politika në Serbi duhet të tregojë gatishmëri për të njohur realitetin në Kosovë”, është shprehur Jovanovic.
Ai ka nënvizuar se sa herë që Serbia i afrohet botës së moderuar, politika dështon për shkak të prirjeve të saj konfliktuale.
Edhe më parë politikani i njohur si pasardhësi i Zoran Gjingjiç ka kritikuar qeverinë e Beogradit për ngjarjet në veri të Kosovës.
Ai ka vlerësuar se kredibiliteti i Serbisë në arenën ndërkombëtare është dëmtuar jashtëzakonisht për shkak të konflikteve në veri.
Gjithashtu, ai ka akuzuar qeverinë se dezinformon opinionin publik serb dhe ka pohuar sjelljen e dhunshme të serbëve të Kosovës.
Top Channel