
Policia e Tiranes ka rritur të arrestojë pas 14 vitesh kërkimi,
shtetasin Ermir Dervishi 41 vjec nga Durrësi. Dervishi ishte person i
shpallur ne kerkim, pasi ishte denuar me 20 vite burgim nga gjykata e
Kavajes, per akuzën e vrasjes me dashje.
Gjate viteve te arratise, Dervishi dyshohet nga policia te jete autor edhe i disa vrasjeve me pagese
“Nga strukturat e hetimit të krimit në policinë e kryeqytetit bënë të mundur kapjen në afërsi të Freskut në Tiranë, të shtetasit shumë të kërkuar Ermir Ruzhdi Dervishi, 41 vjec, lindur e banues në Durrës.Ky shtetas gjatë periudhës që ka qënë i kërkuar nga drejtësia për mëse 14 vjet, dyshohet të jetë autor i disa vrasjeve me pagesë”, thuhet në njoftimin e policise.
Sakaq ne nje tjeter operacion, policia e Tiranes ka goditur nje grup, i cili realizonte vjedhje te automjeteve dhe pasqyrave te makinave luksoze. Gerald Poda, 20 vjec, Jonian Haxhi, 19 vjec dhe shtetasi i shpallur ne kerkim Donald Muhamuci, dyshohen si autore te te pakten 20 vjedhjeve te autoveturave dhe pasqyrave te ndodhura kryesisht ne Tirane.
Nderkohe gjate 24 oreve te fundit, policia ka vene ne pranga edhe 7 persona te shpallur ne kerkim per vepra te ndrsyhme penale, ndaj te cileve kishte vendime gjykate apo urdhera arresti nga prokuroria.
Top Channel