" /> ">

Ka nisur numërimi mbrapsht për sprovën më të madhe të qeverisë
“Papandreu” dhe ora e së vërtetës do të jetë mesnata e sotme, kur kutia e
votimit të parlamentit do i jape ose jo kryeministrit grek, të drejtën
legjitime për të vazhduar të udhëheqë vendin.

Të enjten Papandreu u ka bërë të qarte deputetëve të tij, që nese i japin votebesimin do te hape menjehere procesin e bisedimeve me konservatoret, per krijimin e nje qeverie te konsensusit te gjere, perndryshe ekziston rreziku qe vendi te dale nga Eurozona.

Udheheqesi grek pas ka shokuar disa dite me pare krerët europianë, me kerkesen e tij per referendum dhe eshte kritikuar ashper prej tyre, tashme sfidohet jo vetem nga kundershtaret e tij konservatore,por edhe nga vete deputetet dhe anetaret e partise se tij. Qe qeveria te marre votebesimin duhen te pakten 151 vota,ndersa socialistet ruajne ende 152 nga 300 vendet e parlamentit.

Sipas zhvillimeve te fundit nuk eshte aspak e sigurtë, se ata mund ta mbeshtesin kete qeveri, por as e kunderta nuk perjashtohet. Sipas analisteve vleresohet qe sot Papandreu te marre votebesimin, me kushtin qe te jape doreheqjen sa me shpejt qe te jete e mundur, pasi te kete vendosur me te gjitha grupet kundershtare brenda partise se tij, krijimin e nje qeverie tranzicioni.

Faktin e nje qeveri me date skadimi sa me te shpejte, duket se ka pranuar edhe vete kryeministri grek ne mbremjen e se enjtes, ne fjalimin e tij ne parlament, ku ka thene se nuk i intereson rizgjedhja, por shpetimi i vendit.Nese sot ne mbremje, qeveria nuk votebesohet, atehere menjehere presidenti Papulias i jep nje urdher te dyte Papandreut, per krijimin e nje qeverie te re, e cila do te shkoje perseri per votebesim ne parlament.

Nese deshton,presidenti grek urdheron kryetarin e opozites per te krijuar qeveri,fakt te cilin ai e ka hedhur poshte dhe keshtu qe vendi shkon ne zgjedhje te parakohshme.Pasojat do te jene te tmerrshme.

Kesti i gjashte nuk levrohet, memorandumi i samitit te Brukselit ngelet i paaprovuar dhe atehere me siguri qe europianet,te cilet tashme jane te pergatitur edhe per kete skenar te fundit, do te perjashtojne Greqine nga Eurozona. Perballe ketyre dilemave duket se Papandreu do i mbijetoje edhe sot votebesimit, por pyetja eshte se edhe per sa kohe? Edhe per sa kohe ne Greqi do te mbizoteroje boshlleku politik,destabiliteti e pasiguria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA