Partitë e qendrës së djathtë në Greqi i bënë thirrje Kryeministrit Jorgo Papandreu që të japë dorëheqjen, duke dëmtuar rëndë planin e tij për një qeveri të bashkimit kombëtar.

Lideri i opozitës, Antonis Samaras, theksoi nga se zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja zgjidhje që do të pengonte partinë e tij të mos braktiste kuvendin. Nga ana e tij, Kryeministri ka refuzuar të dorëhiqet, por ka pranuar të mbajtjë një mocioni votëbesimi në parlament.

I vendosur nën presion nga liderat e Bashkimit Europian, Papandreu pranoi të enjten se është i gatshëm të heqë dorë nga plani i tij për një referendum të shumëdebatuar, nëse opozita do të mbështesë një plan të tillë.

Në përfundim të takimit të G20-s që është duke u zhvilluar në Kanë, presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, deklaroi se qeveria e tij dhe ajo gjermane kanë “ndihmuar” politikanët grekë që të përqendrohen atje ku është e nevojshme.

Nga ana e tij, presidenti Obama deklaroi se detyra kryesore e samitit është zgjidhja e krizës së Eurozonës. Ndërkohë, bursat vazhdojnë të humbasin pikë, kryesisht lidhur me frikën e një kolapsi të mundshëm italian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA