FA do të apelojë dënimin e Rooney

04/11/2011 20:00

Federata Angleze e Futbollit (FA) ka njoftuar se do të apelojë dënimin prej tre ndeshjesh që UEFA i ka dhënë sulmuesit Wayne Rooney, pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen Mali i Zi-Angli, e vlefshme për kualifikueset e kampionatit europian.

Sulmuesi i Manchester United goditi me shkelm nga prapa një kundërshtar që i kishte marrë topin gjatë një aksioni.

“Afati i fundit për apelim ishte mbrëmja e së premtes dhe ne jemi përgjigjur. Kemi vendosur të apelojmë vendimin”, u shpreh një zëdhënës i FA-së.

Në rast se apelimi nuk do të merret parasysh dhe do të qëndrojë në fuqi dënimi prej tre ndeshjesh, Rooney do të mungojë për kombëtaren e angleze në fazën e grupeve të Euro 2012.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA