Tuneli më i gjatë në Shqipëri, ai i Kalimashit prej mëngjesit të së mërkurës ka mbetur pa energji elektrike në gjysmën e tij.
Pjesa që përfshin hyrjen në tunel nga Thirra në një gjatësi prej 2.6 kilometra është e gjitha në errësirë dhe mendohet që as kamerat e sigurisë dhe sistemi ajrimit nuk funksionojnë.
Mendohet se kjo situatë ka ardhur për shkak të një defekti të shkaktuar në lidhjet elektrike me kabinat që ndodhen në pjesën e luginës së Fanit.
Deri në mëngjësin e sotëm gjysma e tunelit ishte pa energji elektrike tepër e nevojshme kjo për të vënë në funksion sistemet e ajrimit, kamerat e sigurisë dhe sinjalistikën.
Drejtuesit e mjeteve orientohen në këtë tunel të gjatë vetëm me dritat e mjeteve të tyre. Pavarësisht defektit lëvizja nëpër tunel nuk është pezulluar.
Top Channel