Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka deklaruar se Maqedonisë i duhet një
marrëveshje e re politike mes shqiptarëve dhe maqedonasve.
Ai këtë deklaratë e bëri pas një takimi me një delegacion të deputetëve të Bundestagut, të zhvilluar të mërkurën në selinë e PDSH-së në Tetovë.
“Marrëveshja e Ohrit është çështje e përfunduar, atë nuk e përmend më askush. Maqedonisë i duhet një marrëveshje e re politike mes shqiptarëve dhe maqedonasve për funksionim normal të shtetit”, tha Thaci.
Sipas tij, në kuadër të një dialogu të mirëfilltë mes forcave politike maqedonase dhe shqiptare mund të zhbllokohen edhe proceset integruese të vendit.
“Të gjitha variantet tjera janë pa perspektive dhe pa shpresë për qytetarët e vendit”, nënvizoi Thaçi.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Bundestagut u shprehën se Maqedonia duhet të ndërtojë një sistem ku të funksionojë shoqëria dhe shteti multietnik.
Në të njëjtën kohë, ata rekomanduan që të bëhet kompromis dhe të zhbllokohen proceset integruese të vendit.
Top Channel