Kryeministri grek, Jorgos Papandreu, bëri një kthim 180 gradë në lidhje me vendimin për mbajtjen e një referendumi popullor për miratimin e reformave të thella ekonomike dhe marrëveshjes së arritur në samitin e Brukselit me liderët e BE-së, për nxjerrjen e Greqisë nga kriza.
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, e mbajtur në orët e pasdites së enjte, Papandreu e cilësoi idenë e mbajtjes së një referendumi popullor si një taktikë për marrjen e mbështetjes së konservatorëve për qeveri uniteti.
Kryeministri grek hodhi poshtë gjithashtu edhe zërat për një dorëheqje të mundshme të tij dhe rrëzimit të qeverisë, çka e çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohëshme.
Papandreu kërkoi nisjen e bisedimeve me partinë konservatore, Demokracia e Re, e udhëhequr nga Antoni Samaras. Demokracia e Re prej javësh kërkon dorëheqjen e Papandreut. Tashmë pritet nisja e dialogut mes dy palëve për gjetjen e një gjuhe të përbashkët në përballimin e krizës së rëndë financiare që ka përfshirë vendin dhe shmangien e falimentit të vendit.
Siç duket, presioni i liderëve të Bashkimit Europian, veçanërisht presidentit francez, Nikolas Sarkozy dhe kancelares gjermane, Angela Merkel ndikuan në tërheqjen e Papandreut nga ideja e mbajtjes së refrendumit.
Greqi, nis mbledhja e jashtëzakonshme e qeverisë
Orteku i reagimeve ka filluar me deklaraten e zëvendëskryeministrit Evangjelos Venizellos, se pozicionohet kunder nje referendumi ne te cilin do te vihej ne pikepyetje ekzistenca e Greqise ne Eurozone. Deklarata e tij eshte mbeshtetur me pas nga shumica e ministrave te kabinetit qeveritar, te cilet kane kerkuar qe qeveria te zbatoje marreveshjen e samitit te BE dhe te mos hyje ne rrugen e peripecive te tjera teper te rrezikshme.
Disa ore me vone edhe deputete te tjere nga grupi parlamentar i socialisteve kane deklaruar se nuk i japin votebesimin qeverise duke u shprehur hapur kunder referendumit. Ky fakt con automatikisht ne humbjen e shumices se socialisteve perderisa tashme numerojne me pak se 150 nga 300 vendet ne parlament, nese neser zhvillohet votebesimi i qeverise.
Funksionare te larte te PASOK-ut kane riperseritur sot kerkesen per krijimin e nje Qeverie te Shpetimit Kombetar, deri ne zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme, ne menyre qe vendi te shpetoje nga katastrofa.
Me heret shefja e zyres politike te kryeministri Papandreu ka deklaruar se ai nuk do te dorehiqet, por eshte fakt se prej disa oresh ai ndodhet pothuajse i vetem, midis shume zjarresh dhe per me teper duke pasur kunder, shumicen e ministrave te tij dhe deputeteve socialiste.
Nje grup deputetesh socialiste kane propozuar pak me pare edhe krijimin e nje qeverie te Shpetimit Kombetar me kryeminister ish-zevendespresidentin e BQE-se, Lukas Papadhimos.
Nga ana e tyre konservatoret greke kane deklaruar nepermjet kryetarit te tyre Andonis Samaras krijimin e nje qeverie te Unitetit Kombetar dhe me pas zgjedhje parlamentare.
Zhvillimet e vrullshme politike ne vend jane ndoshta me te rendesishmet, qe kane ndodhur ndonjehere ne historine greke te pasluftes, perderisa behet fjale per krizen me te madhe politike ne dekadat e fundit,e gershetuar kjo me kercenimin e falimentimit ekonomik te vendit, nje nga skenaret me te tmerrshem per te ardhmen e Greqise.
Top Channel