Greqia ndodhet përballë një dileme të madhe me referendumin e propozuar nga kryeministri Jorgos Papandreu. Ndërkohë liderët botërorë janë angazhuar të bindin kryeministrin grek që të tërhiqet nga ky propozim.
Kryeministri i Francës, Frasua Fillon ishte më i drejtpërdrejti kur kërkoi që Greqia të flasë qartë sa më shpejt nëse do të qëndrojë apo jo në Eurozonë.
“Grekët duhet të kuptojnë që Europa nuk mund të kalojë javë të gjata për përgjigjen e referendumit. Grekët duhet ta thonë shpejt dhe në mënyrë të qartë, nëse do ta ruajnë vendin në Eurozonë”, deklaroi Kryeminstri i Francës, Fransua Fillon
Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se plani për të shpëtuar Greqinë nga falimentimi nuk mund të rinegociohet. Deklarata e saj vjen para takimit që do të zhvillohet në Francë, mes Sarkozise, Merkel dhe Papandreut.
“Ne ramë dakort për planin e Greqisë, javën e kaluar. Dhe për aq kohë sa Bashkimi Europian është ishqetesuar, ne duam ta vëmë këtë plan në praktike, por pikerisht për këtë arsye ne duam qartësi”, tha Merkel.
Takimit do t’i bashkohet, Presidentit i Këshillit Europian, Herman Van Rompuj, Presidenti i komisionit europian, Zhose Manuel Barroso. Kreu i eurogrupit, Zhan Klod Junker dhe drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombetar, Kristin Lagarde.
Të martën, Jorgo Papandreu propozoi një referendum per planin e shpëtimit të Eurozonës. Qeveria greke mbeshteti me unanimitet votimin që mund të zhvillohet në dhjetor. Sipas kryeministrit grek, “referendumi ofron një mandat të qartë për masat e shpëtimit, të kërkuara nga partnerët e Eurozonës”.
Më herët tregjet e aksioneve shënuan rënie të fortë, pasojë e reagimit të kryeqyteteve të Eurozonës. Presioni ndaj kryeministrit të Greqisë po shtohet, në prag të samitit të G20 në Kanë.
Presidenti francez Nikolas Sarkozi tha se bisedimet do të përfshijnë diskutime për kushtet, mbi të cilat do të mbahen angazhimet e marra. Për Nikola Sarkozi, vendimi i njëanshëm për referendumin është për të ardhur keq.
Nëse fiton vota “jo”, kjo do ta nxjerrë Greqinë nga euro dhe do të përhapë infeksionin financiar.
Agjensia zyrtare kineze, Xinhua u bëri thirrje udhëheqësve europiane të bindin Greqinë të rrëzojë idenë për një referendum.
Sytë e udhëheqësve të Eurozonës janë gjithashtu të fokosuar edhe te Italia.
Top Channel