Kërcënimi i Shaq ndaj Bryant: “Do të të vras!”

03/11/2011 16:25

“Do të të vras!” Këto kanë qenë fjalët kërcënuese të Shaquille O’Neal ndaj Kobe Bryant gjatë një debati të nxehtë në dhomat e zhveshjes, kur mes dy basketbollistëve më të mirë të Los Angeles Lakers marrëdhënia ishte prishur.

Këtë gjë e bën të ditur vetë Shaq në biografinë e tij me titull “Shaq Uncut: My Story” (Shaq pa censurë: historia ime) që do të dalë në shitje në datën 15 nëntor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kërcënimi ka ndodhur para fillimit të sezonit 2003-2004 dhe Shaq ishte i nxehur për shkak të një interviste që Kobe Bryant kishte dhënë për mediat duke deklaruar se kolegu i tij ishte “i shëndoshë dhe aspak në formë”.

“Nëse do të thuash sërish diçka të tillë për mediat do të të vras!”, pati thënë një nga qendrat më të mira në historinë e NBA.

Shaq e konsideron në librin e tij Bryant-in si “fëmijë mburravec”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA