Dempsey, lojtari amerikan më i mirë

03/11/2011 00:00

Sulmuesi Clint Dempsey, që luan në Angli me ekipin Fulham, është zgjedhur futbollisti më i mirë amerikan për vitin 2011.

Zgjedhja e tij u bë nga një juri e përbërë nga 202 gazetarë sportivë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dempsey, 28 vjec, me 375 pikë ka lënë pas portierin e Everton, Tim Howard me 252 pikë dhe sulmuesin e Los Angeles Galaxy, Landon Donovan me 191 pikë.

Kushti i vendosur për të marrë pjesë në garën për lojtarin më të mirë ishte pjesëmarrja të paktën tre herë në ndeshjet e kombëtares gjatë vitit 2011.

Top Channel