“Giffoni Film Festival” mbërrin në Durrës

03/11/2011 16:40

Pas Shkodrës, edicioni i 7-të i “Giffoni Film Festival Shqipëria” ka mbërritur në Durrës, ku për dy ditë radhazi filmat e realizuar gjatë dy viteve të fundit për fëmijë do të shfaqen në Pallatin e Kulturës, “Aleksandër Moisiu”.

Në program janë 6 filma, tre për kategorinë “Free to Fly” dhe 3 filma për “Y Generation”.

Filmat trajtojnë probleme sociale të ndryshme duke filluar që nga integrimi në shoqëri, problemet e racizmit, po njëkohësisht sjellin për shikuesit aventura interesante për moshën.

Ndryshe nga vitet e shkuara, organizatorët kanë menduar që në këtë edicion të bëhet një përzgjedhje e nxënësve nga shkollat 9-vjeçare dhe të gjimnazit të qyteteve ku festivali shtegëton, të cilët do të ndjekin të gjithë filmat dhe në fund do të votojnë për filmin më të mirë.

Votimi i tyre do t’i bashkëngjitet votimit që do të bëhet në Tiranë, për të nxjerrë filmat fitues për këtë edicion në të dyja kategoritë.

Çelja e festivalit në Durrës është bërë me filmin amerikan “Njerëzit prej dëbore” të regjisorit Robert Kirbyson i cilin është frymëzuar nga një ngjarje e vërtetë që ngërthen në të, dëshirën e fëmijëve për t’u bërë të famshëm dhe vlerën e miqësisë së vërtetë përballë famës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA