Zjarret e rëna këtë vit kanë shkaktuar dëme të mëdha në kullotat dhe pyjet e qarkut të Beratit.
Përgjejesi në zyren e Drejtorise se Mbrojtjes se Pyjeve, Pellumb Beqiri pohon për Top Neës se ky vit ne krahasim me vitet e tjera ka sjelle deme te konsiderueshme, ku llogariten rret 622 milionë leke deme, ndersa siperfaqet e djegura i kalojne 407 hektarë.
Beqriri thote se problematikemben pyjet qe jane nen administrimin e komunave.
Siperfaqe te tera te cilat kane dashur vite te pyllezohen sot jane te shkrumuara ndersa nuk ka ende asnje autor te ndaluar per keto zjarre.
Kujtojmë se në muajin qershor, zjarret shkrumbuan pishat dhe ullishtat në kodrat pranë fshatit Bilç.
Flakët dogjën kodrat me pisha mesdhetare, ndërkohë që të ndihmuara dhe nga era dhe temperaturat e larta flakët përfshinë ullishtat e fermerëve të zonës. Situata është rënduar kur vatrat e zjarrit kanë përfshirë kodrat në vendin e quajtur mali Partizan, duke rrezikuar disa biznese që veprojnë në zonën turistike. Uniformat blu kanë evakuuar me shpejtësi banorët e zonës, ndërkohë që në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe ushtarët e Repartit të Reagimit të Shpejtë në Poshnjë.
Top Channel