UEFA gjobit me 50 mijë euro Shqipërinë
02/11/2011 17:35
Federata Shqiptare e Futbollit është gjobitur me 50 mijë euro, informoi të mërkurën në drekë Komisioni i Disiplinës në UEFA.
Shkak për këtë vendim është bërë reagimi i dhunshëm i tifozavë shqiptarë gjatë ndeshjes së kombëtares sonë me atë franceze në shtator të këtij viti.
Në njoftimin zyrtar, FSHF i ka etiketuar si të papërgjegjshëm tifozët që kanë hedhur sende në fushë dhe kanë ndezur fishekzjarre.
Në fund të komunikatës shkruhet se FSHF është distancuar nga keto veprime të papranueshme dhe përballe asaj pakice tifozësh të papërmbajtur. Deklarata e Federatës përfundonte me falenderimin për të gjithë ata mbështetës të tjerë të përfaqësues, që ndjekin ekipin e tyre të zemrës në “mënyrë të civilizuar”.
Top Channel