Telashet nuk kanë të përfunduar për Xhon Terri. Mbrojtësi i Çelsit rrezikon përjashtimin nga skuadra përfaqësuese e Anglisë pasi akuzohet për fyerje raciste ndaj Anton Ferdinand në ndeshjen mes Çelsit dhe Kuin Park Rejnxhërs.
Sipas të përditshmes britanike ‘Daily Mail’, policia ka hapur një dosje në lidhje me këtë cështje, ndërkohë që kanë filluar edhe hetimet si nga ana e saj ashtu edhe nga ajo e Federatës Angleze të Futbollit.
Kjo do të thotë se Terri, jo vetëm që nuk do të ketë më shiritin e kapitenit te “Tre Luanët”, por ka shumë mundësi që të mungojë në dy ndeshjet miqësore që Anglia do të zhvillojë me Spanjën dhe Suedinë gjatë muajit nëntor.
Por Terri nuk është problemi i vetëm për Fabio Kapelon. Trajneri italian nuk do të ketë në dispiozicion për këto dy ndeshje miqësore as Stiven Xherrard. Kapiteni i Liverpulit pësoi në dëmtim në kavilje që do ta mbajë atë jashtë fushave të lojës për një muaj.
Top Channel