Shakaja e Gjokoviç, hyn në fushë i maskuar
02/11/2011 15:05
Fakti se është numri 1 i renditjes botërore, nuk e pengon Novak Gjokoviç të shfaqë dëshirën për të bërë të tjerët për të qeshur. Episodin e radhës tenisti 24 vjecar e regjistroi në Zvicër, gjatë turneut që po zhvillohet në Bazel.
Përpara ndeshjes me Ksavier Malis, Gjokoviç, hyri në fushën e lojës i pajisur me një maskë frikshme, tipike e festës së Halloween.
Por shakaja e krijuar për pak sa nuk i solli ters tenistit serb, i cili vuajti shumë për të fituar ndaj kundërshtarit belg. Në të vërtetë, Gjokovic arriti të fitojë këtë ndeshje ndaj Malis me rezultatin 2-1. madje setin final numri 1 i botës e mbylli 7-5.
Top Channel