Pse duhet të pini verë të kuqe

02/11/2011 10:30

Sipas një studimi, një përbërës i verës së kuqe ju mbron nga sëmundjet e zemrës dhe diabeti.

Kërkuesit e universitetit të Mastriktit (Hollandë) kanë zbuluar se një antioksidant i zbuluar tek rrushi mund të ulë nivelin e sheqert në gjak dhe të reduktojë presionin e gjakut.

Ky antioksidant me emrin resveratrol ndihmon edhe në zgjatjen e jetës sipas ekspertëve.

“Kemi parë shumë efekte pozitive nga studimi ynë. Edhe pse këto efekte kanë qenë të vogla, rëndësi ka që kanë qenë të gjitha pozitive”, tha Dr. Patrick Schrauwe.

“Ky është një lajm shumë i mirë. Kemi provuar për herë të parë që resveratroli i bën mirë njerëzve. Kemi ende nevojë për studime të mëtejshme, por i këshilloj njerëzit të përdorin verën e kuqe”, shtoi doktori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA