Messi drejt rekordeve

02/11/2011 15:45

Është vetëm 24 vjec, por Lionel Mesi është tashmë një mit te Barcelona dhe është bërë pjesë e historisë së futbollit. Në ndeshjen e Ligës së Kampioneve me Viktoria Plzen, sulmuesi argjentinasi shënoi një 3 golësh duke u bërë zyrtarisht një prej legjendave të klubit blaugrana.

Goli i shënuar në minutat shtesë të ndeshjes ishte i 202 për Mesin në 287 ndeshje të zhvilluara duke u bërë shënuesi i dytë më i mirë në historinë e Barcelonës, pas  Sezar Rodrigez i cili në periudhën 1940-1950 shënoi në total 235 gola.

Por jo vetëm kaq, Mesi ka lënë gjurmë edhe në Ligën e Kampioneve. Deri tani argjentinasi ka shënuar 42 gola duke iu afruar gjithnjë e më shumë Alesandro Del Pieros që është me 44 gola, ndërkohë që lista e golshënuesve më të mirë në Europë mbahet nga Raul.

Megjithatë duke parë moshën e tij të re, Mesi i ka të gjitha mundësitë të bëhet shënuesi më i mirë te Barcelona, Ligën e Kampioneve dhe në botë.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA