Lulaj, kreu i gjimnastikës
02/11/2011 20:00
Ish-sportisti, Leonard Lulaj është Presidenti i Federatës së Gjimnastikës, kjo pasi Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.
Leonard Lulaj fitoi cështjen, që përfundoi në gjykatë, pas konfliktit mes dy federatave paralele.
Vendimi i Apelit i dha fund pasigurisë së gjimnastëve shqiptarë, të cilët prej disa muajsh ishin grupuar në dy kampe paralele, cka vështirësonte edhe pjesëmarrjen e tyre në kompeticionet ndërkombëtare.
Top Channel