Një ish-Ministër i Brendshëm në Kroaci është arrestuar për rolin e tij në spastrimet e ndodhura pak pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, lajmëruan burimet policore kroate gjatë së mërkurës.

89-vjeçari Josip Boljakovac, një bashkëpunëtor i ngushtë i ish-liderit jugosllav Tito, dyshohet se ka organizuar ekzekutimin e qindra ushtarëve dhe simpatizantëve fashistë në vitet 1945-46.

Një punonjës i shërbimeve sekrete jugosllave në atë kohë dhe një komunist i bindur, Boljakovic u shndërrua në Ministrin e parë të Brendshëm të Kroacisë, në shpalljen e pavarësisë në vitin 1991. Në periudhën e diktaturës, ai ushtroi disa detyra të rëndësishme në byronë politike.

I moshuari u vu nën pranga ndërsa ishte në shtëpinë e tij në Karlovac, qytet në Kroacinë qëndrore. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Kroaci dominoi lëvizja ustashe, një lëvizje aleate me Bllokun Qëndror dhe e frymëzuar nga doktrina naziste.

Josip Broz Tito, ndonëse ishte kroat, organizoi një spastrim të gjerë ndaj eksponentëve të kësaj lëvizje, në marrjen në dorë të pushtetit, pas çlirimit të Jugosllavisë në vitin 1945. Llogaritet se 30 mijë kroatë u ekzekutuan si ushtarë apo simpatizantë ustashë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA