Ishte 14 shtatori i këtij viti kur Alexandre Pato në “Camp Nou” arriti të çante mbrojtjen e Barcelonës për të shënuar pas vetëm 24.09 sekondash lojë.
“Patoku” i kuqezinjve me këtë realizim fitoi vendin e pestë në klasifikimin e golave më të shpejtë të të gjitha kohërave në historinë e Champions League.
Ndërsa sot komentojmë një tjetër rekord. Bëhet fjalë për Jonas Gonçalves, sulmues i Valencias, i cili të martën arriti të shenonte golin e avantazhit për ekipin e tij pas vetëm 10.92 sekondash lojë. Kjo në bashkëpunim edhe me portierin e Bayer Leverkusen Leno, i cili nuk reagoi nga goditja e sulmuesit brazilian. Me këteë gol Jonas iu afrua edhe rekordit botëror të Usain Bolt në 100 m (9”58).
Por, goli i Goncalves pavarësisht se është shënuar në një kohë rekord, nuk është më i shpejti në historinë e Champions League. Në vend të parë ndodhet hollandezi Roy Makaay, i cili në vitin 2006-2007 me fanellën e Bayern Munchen arriti t’i shënonte Realit të Madridit pas vetëm 10’12 sekonda lojë. Perveç Makaay dhe Jonas lista e futbollistëve që kanë shkruar emrin në këtë liste rekordesh janë të shumtë.
KJO ESHTE LISTA E 10 E GOLAVE ME TE SHPEJTE NE CHAMPIONS!
1 – ROY MAKAAY kundër Real Madrid
7 Mars 2007, gol pas 10.12 sek (rezultati final: Bayern.M-Real.M 2-1)
2 – JONAS GONCALVES (Valencia) kundër Bayer Leverkusen
1 Nentor 2011, gol pas 10.92 sek (rezultati final: Valencia-Bayer 3-1)
3 – GILBERTO SILVA (Arsenal) kundër PSV Eindhoven
25 Shtator 2002, gol pas 20.07 sek (rezultati final: PSV Eindhoven-Arsenal 0-4)
4 – ALEX DEL PIERO (Juventus) kundër Manchester United
1 Tetor 1997 gol pas 20.12 sek (rezultati final: Manchester United-Juventus 3-2)
5 – CLARENCE SEEDORF (Milan) kunder Schalke 04
28 Shtator 2005, gol pas 21.06 sek (rezultati final: Schalke 04-Milan 2-2)
6 – ALEXANDRE PATO (Milan) kundër Barcelonës
13 Shtator 2011 gol pas 24.09 sek (rezultati final: Barcellona-Milan 2-2)
7 – DEJAN STANKOVIC (Inter) kundër Schalke 04
5 Prill 2011 gol pas 25.27 sek (rezultati final: Inter-Schalke 04 2-5)
8 – MARIANO BOMBARDA (Willem II) kundër Sparta Praga
19 Tetor 1999, gol pas 28.21 sek (rezultati final: Willem II-Sparta Praga 3-4)
9 – ALEXANDROS ALEXOUDIS (Panathinaikos) kunder Aalborg
22 Nentor 1995 gol pas 28.46 sek (rezultati final: Panathinaikos-Aalborg 2-0)
10 – DECO (Porto) kundër Molde
26 Tetor 1999 gol pas 30.08 sek (rezultati final: Porto-Molde 3-1)
Top Channel