Champions, kualifikohen Barcelona e Milan

02/11/2011 00:30

Milan dhe Barcelona kanë siguruar kualifikimin në ndeshjet e luajtura të martën në Champions League.

Katalanasit arritën të mposhtnin thellësisht 4-0 modestët e Viktoria Plzenit, në fushën e këtyre të fundit. Leo Mesi ishte autori i një tregolëshi, ndërsa në listën e golashënuesve e shënoi emrin edhe Fabregas.

Të veçantat e kësaj ndeshjeje ishin edhe dy rekordet e thyera, ai i argjentinasit Mesi që arrin në kuotën 202 golave me bluzën e Barcelonës dhe ai i portierit Victor Valdes që thyen rekordin e paprekshmërisë së portës.

Ndërkohë që më herët Milani barazoi 1-1 me Bate Borisov, e megjithatë falë fitores së Barcelonës arriti kualifkimin së bashku me katalanasit.  

Surpriza mbrëmjes ishte barazimi 1-1 i Çelsit me Genkun, ndërsa Valencia siguroi fitoren e parë në grup ndaj Leverkusen (3-1).

Arsenali u ndal në fushën e tij nga Marseja 0:0, ndërkohë Borusia Dortmund arriti të marrë një fitore 1-0 ndaj grekëve të Olimpiakos.

Takimet e tjera të mbrëmjes dhuruan këto rezultate APOEL-Porto 2-1, Zenit-Shakhtar 1-0.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA