Champions, kualifikohen Bajern dhe Real

02/11/2011 23:40

Mbrëmja e të mërkurës solli përballje interesante në Ligën  e Kampioneve. Bajern i Mynihut dhe Reali i Madridit siguruan kualifikimin. Po ashtu fituan Mancester Siti, Inter, Ajaksi dhe Mancester United. 

Reali i Madridit u kualifikua në 1/8 e finaleve pas fitores 2-0 ndaj Lionit vendas. Dy gola të portugezit Kristiano Ronaldo, njëri me penallti, i dhanë madrilenëve fitoren në një stadium që ishte kthyer në tabu për ta.

Nga ana tjetër ishte Bajerni i Mynihut që siguroi kualifikimin matematik, kur mundi Napolin në “Allianz Arena”. Edhe pse bavarezët ishin në avatazh të trefishtë lejuan që Fernadez të ngushtonte diferencën 10 minuta para fundit. Për gjermanët heroi ishte Mario Gomez me një tre golësh.

Gjithashtu forcuan pozitat e tyre në grupet pëkatëse edhe Mancesteri që fitoi 2-0 ndaj rumunëve të Otelul Galatit, Ajaksi që shkatërroi 4-0  Dinamon e Zagrebit, Interi që fitoi ngushtësisht 2-1 ndaj Lilës dhe Mancester Siti që fitoi 0-3 në fushën e Vilarealit.  Barazimet e mbrëmjes ishin ai i Trabzonsporit me CSKA Moskën 0-0 dhe Benfika-Bazel 1-1.                   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA