”Ryanair” zhvishet për bamirësi

02/11/2011 20:20

Ndihmëset e fluturimit të kompanisë ajrore “Ryanair”, të njohura ndryshe si “stuardesa”, janë zhveshur për një kalendar, përfitimet e të cilit do të shkojnë për bamirësi.

Në kalendarin e vitit 2012, të publikuar të mërkurën, 13 stuardesa shfaqen të veshura vetëm me mbathje erotike, në vende të ndryshme që kanë lidhje me fluturimin.

Nëpëmjet kësaj nisme, kompania lidere e fluturimeve me çmim të ulët, synon të krijojë një fond prej 100 mijë paundësh, që do t’i dhurohen një shoqate bamirëse që lufton një sëmundje të rrallë lëkure, të quajtur buloza epidermolitike.

”Ryanair” ka publikuar për herë të parë një kalendar erotik në vitin 2008 dhe që prej atëherë, ka vazhduar me këtë praktikë vit pas viti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA