Tërmet në Kinë, nuk raportohen viktima

01/11/2011 19:00

Një tërmet me magnitudë 6.0 i shkallës rihter ka tronditur një provincë në Kinën veriperëndimore ndërsa nuk janë raportuar për momentin dëmtime.

Tërmeti goditi në orën 8.21 me orën lokale dhe epiqëndra e tij ishte thellë në brendësi të tokës pranë qytetit të Xianjingut, pranë kufirit me Kazakistanin.

Sipas ekspertëve, aktiviteti sizmik i kohëve të fundit është shqetësues, ndërsa planeti ka njohur tre tërmete madhorë vetëm gjatë 2011-s, në Japoni, Australi dhe së fundmi në Turqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA