Sekreti i rinisë: Hani më pak
01/11/2011 16:10
Harrojini operacionet plastike. Sipas një studimi, nëse doni të ngadalësoni procesin e plakjes duhet vetëm të hani më pak.
Kërkuesit e universitetit të Goteborgut (Suedi) kanë dalë në përfundimin se konsumimi i sa më pak kalorive bën që të plakeni më ngadalë dhe gjithashtu të jeni më të shëndetshëm.
Reduktimi i kalorive rrit nivelin e çlirimit të enzimave peroksideroksinë të cilat ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave të organizmit tonë.
“Ne kemi vërtetuar se ulja e kalorive ngadalëson plakjen sepse sa më pak kalori të ketë në organizëm aq më shumë enzima peroksideroksinë çlirohen. Këto enzima riparojnë dëmtimet e qelizave”, shprehet Mikael Molin, udhëheqësi i këtij studimi.
Top Channel