Regbi, ikën trajneri i kampionëve neozelandezë

01/11/2011 16:00

Edhe pse fitoi titullin botëror në Regbi, trajneri i Zelandës së Re, Graham Henry largohet nga posti i tij. Është vetë 65 vjecari i ‘All Blacks’ që e zyrtarizoi dorëheqjen në një konferencë për shtyp.

“Po largohem nga detyra e trajnerit të Zelandës së Re. Kishte ardhur koha që të ndërmerrja këtë hap. Ishte një privilegj për mua prania në krye të All Blacks. Jam krenar për arritjet që pata me këtë skuadër gjatë 8 viteve të qëndrimit tim këtu. Jam krenar edhe për kulturën që u krijua në ekip ku u pa një bashkëpunim i mirë mes lojtarëve të rinj me ata me më shumë eksperiencë”, deklaroi Henri për median.

Nën drejtimin e Henri, Zelanda e Re, fitoi 88 ndeshje nga 103 të zhvilluara gjithsej. Në të njëjtën kohë, All Black arriti të fitojë 5 tituj të 3- Nations si dhe kompletoi turnetë Grand Slam të Regbisë në vitet 2005, 2008 dhe 2010.

Mendohet se vendin e Graham Henri në drejtimin e skuadrës së Zelandës së Re do ta marrë Stiv Hansen, ndërkohë që Federata Neozelandeze e Regbisë ende nuk ka bërë asnjë konfirmim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA