
Këtë sezon pritet të qarkullojnë nëntipe të reja të virusit AH1N1, ndaj
specialistë të Institutit të Shëndetit Publik u bejne apel qytetarëve të
bëjnë vaksinën kundër gripit.
“Pavarësisht se ne flasim se do të qarkullojë përsëri AH1N1 ka disa nënvariante të tij. Kemi AH3N2, një variant të tij dhe natyrisht virusin B. Ne i konsiderojmë viruse të rinj. Simptomat janë të njëjta të gripit që është një sëmundje e pabesë, mund të ketë forma shumë të lehta, por mund të ketë forma shumë të rënda. Përvec virusit të gripit qarkullojnë edhe viroza të tjera që kanë qarkullim në këtë kohë, për të cilat nuk ka vaksinë, prandaj edhe mendohet që duke u vaksinuar të ulet pesha e të gjitha virozave në përgjithësi. Të gjithë grupmoshat duhet të vaksinohen me vaksinën e gripit”, thotë Silva Bino, shefe e Sëmundjeve Infektive, në ISHP.
Sipas Binos, viruset e reja qe do te qarkullojne jane percaktuar qe ne muajin mars, ndaj vaksina e re e hedhur ne treg permban shtame te ketyre nentipeve perfshire edhe AH1N1.
Pervec te moshuarve prioritet per t’u vaksinuar duhet te kene edhe ata persona te cilet vuajne nga ndonje semundje tjeter. Te gjithe epidemiologet e rretheve jane thirrur per te marre rekomandimet e duhura me qellim mbajtjen e situates ne kontroll.
Specialistet u bejne apel qytetareve qe per cdo rast t’i drejtohen mjekut te familjes dhe te mos neglizhojne duke u mjaftuar me keshillat qe ne vendin tone, ne menyre abuzive i jep farmacisti.
Top Channel